Policia deklarohet për rrjedhën e procesit në veri

19:38 | 19 May 2019

Procesi i votimit në komunat veriore ka shkuar pa incidente thotë policia.

Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi ka rrjedhur normalisht.

Gjithashtu, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se i tërë procesi zgjedhor ka kaluar i qetë pa ndonjë incident të shënuar.

“Absolutisht nuk ka pasur asnjë incident gjatë ditës së sotme ku u mbajt procesi zgjedhor. Asnjë thirrje telefonike, asnjë shqetësim çdo gjë ka shkuar e qetë”, ka thënë Hoti.

Komento: