Policia dënon 768 persona për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

10:14 | 17 Nëntor 2020

768 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID.

Ligji për pandeminë Covid-19, vazhdon të mos respektohet në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 768 persona për mosrespektim të Ligjit anti-COVID.

Kujtojmë se për shkak të rritjes së rasteve me Coronavirus, Qeveria e Kosovës javën që lamë pas ka marrë masa të reja, kështu duke i ndarë qytetet në tri kategori, atë me rrezikshmëri të ulët, rrezikshmëri të mesme dhe rrezikshmëri të lartë.

Komento: