
Një shofer, që po ngiste veturën e tij në autostradën “Ibrahim Rugova”, është identifikuar nga Policia e Kosovës pasi e kishte tejkaluar shpejtësinë me plus 62km/h.
Sipas Policisë, vetura po lëvizte në zonën e kufizimit 120km/h me shpejtësi rreth 182km/h.
I njëjti, siç njofton Policia, është dënuar rëndë.
“Lidhur me rastin, për shkeljen e kryer ndaj shoferit janë ndërmarrë masa ligjore për ndalim drejtimit të automjetit për 3 muaj si dhe i janë shqiptuar pikë negative. Po ashtu, për shkak të afatit të skaduar të regjistrimit të automjetit, është bërë edhe konfiskimi i targave”, u tha në njoftimin e PK-së.
https://www.facebook.com/KosovoPolice?ref=embed_video