
Kosova në zgjedhje.
Agjencia e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, kanë mbetur me ushtrues detyre të drejtorit.
Vendi ku duhej të ishte emri i drejtorit, është bosh.
Kjo pasi ish drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, u shkarkuar me vendim të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, vetëm një vit pasi u emërua në këtë pozitë.
E afati i fundit ligjor për ta emëruar drejtorin e ri, tashmë po afrohet.
Sipas Ligjit për AKI-në, emri i ri i drejtorit, duhet të dihet brenda 20 ditësh pune, nga dita që kjo pozitë mbetet e lirë. Por, kryeministri Hoti, nuk shkarkoi vetëm të parin e AKI-së.
Ai po ashtu, nga detyra ka liruar edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Sa i përket policisë, Ministria e Punëve të Brendshme, ka hapur konkurs për drejtor të ri.
Por, ky proces është bllokuar përkohësisht me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas anekses së ish drejtorit Rashit Qalaj.
T7 ka pyetur Zyrën e Kryeministrit, nëse kanë filluar procedurat për zgjedhjen e drejtorit të ri të AKI-së.
Por, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, ndërrimi i shpeshtë udhëheqëseve të organeve të sigurisë, po kritikohet nga opozita.
Rexhaj ka shtuar se AKI, pavarësisht ndërrimit të shpeshtë të drejtorëve, deri më tani ka pasur një përfomancë të mirë.
Ndërkohë, problem këtë gjë, po e shohin edhe ekspertët e sigurisë.
Nuredin Ibishi, thotë partitë politike, duhet t’i mbajnë duart larg AKI-së dhe Policisë së Kosovës.
Ndërsa shton se ndërrimi i drejtorëve, ndikon edhe në marrëdhëniet e jashtme.
Aktualisht pozitën e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, është duke e ushtruar zëvendës drejtoresha, Vlora Hyseni.
Ndërkohë, në krye të policisë përkohësisht është vënë Samedin Mehmeti.