
Dyshimet se Viva Fresh Store mashtroi me çmimet e vajit, Policia dhe Inspektorati përfundojnë bastisjen në depon e tyre kryesore.
Rreth dy orë ka zgjatur aksionin i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Tregut në ë depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës.
Aksioni ka përfunduar para pak minutash, raporton Gazeta Online Reporteri, nga vendi i ngjarjes.
Siç merr vesh Reporteri, po dyshohet se edhe ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre.
“Viva Fresh Store” po dyshohet se kanë hequr mallin nga raftet e markteve dhe e kanë çuar nëpër depo, nderkohë që kanë promovuar çmime ekstreme të litrës së vajit me njoftime se sasia është e limituar.