Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin mes policisë dhe SHSKUK-së për shërbime mjekësore dhe psikologjike të personelit policor dhe rekrutëve.
“Policia e Kosovës, sot me 26 dhjetor 2024, do të organizojë konferencë të përbashkët për media me SHSKUK-në për të prezantuar të arriturat e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të PK-së dhe SHSKUK-së, për Shërbime Mjekësore dhe Psikologjike të Personelit Policor dhe Rekrutëve”.
“Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga SHSKUK-ja”, thuhet tutje në njoftim.