Policia dje shqiptoi 1 mijë e 36 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID

09:27 | 03 Nëntor 2020

Vetëm dje, policia shqiptoi 1 mijë e 36 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Pavarësisht shtimit të masave për parandalimin e COVID-19, qytetarë të shumtë vazhdojnë t’i thyejnë ato, duke filluar nga mos-respektimi i distancës, apo mos-vendosja e maskës.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 36 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID, transmeton lajmi net.

Duhet përkujtuar që situate me koronavirus në vend është mjaftë shqetësuese ku vetëm dje u konfirmuan 486 raste të reja, e humbën jetën 9 qytetarë.

Komento: