Policia, Dogana dhe ATK-ja kryejnë kontrolle, nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi

10:51 | 06 Dhjetor 2023
policia,-dogana-dhe-atk-ja-kryejne-kontrolle,-nen-dyshimin-per-tregti-te-ndaluar-dhe-shmangie-nga-tatimi

Policia e Kosovës, në asistimin e Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës dhe ATK-së me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale, kanë zhvilluar aksione të kontrolles në një shtëpi dhe një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan, për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar.”

Gjatë aksionit të bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim:

• Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,

• Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.

• Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.

• Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .

• Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.

 

Komento: