Policia Dy shoferëve në Ferizaj u hiqet patenta dhe gjobiten me nga 300 euro

10:02 | 23 Shkurt 2022

Policia në Ferizaj e nis ditën me dy heqje të patentë shoferit dhe me nga 300 euro gjobë ndaj shoferëve.

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në mëngjes ka ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Tejkalim i shpejtësisë ‘’në rrugën ‘’Brahim Ademi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilluan shpejtësi 90 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve: “B.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet M.K (F/K) e moshës 39 vjeçare u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara”, njofton policia.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia te qytetarët.

Komento: