Policia e arreston një të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

19:56 | 11 Shtator 2023
policia-e-arreston-nje-te-dyshuar,-i-kerkuar-me-urdherarrest-nderkombetar

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i dyshuar J.P., (viti i lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla.

Komento: