Policia e Dogana me aksion në Leposaviq, dyshohet për mallra të kontrabanduara

11:46 | 26 Dhjetor 2023

Dogana dhe Policia e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në Leposaviq, nën dyshimet për kontrabandë me mallra.

Detaje për aksionin ka dhënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot në orët e paradites policia ka pranu infoemacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në leposavic mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar. Nuk ka të arrestuar”, tha Elshani për Front Online.

Komento: