Policia e Ferizajt shpërndanë 30 pako ushqimore për qytetarët me nevojë

16:09 | 28 Qershor 2024
policia-e-ferizajt-shperndane-30-pako-ushqimore-per-qytetaret-me-nevoje

Policia e Rajonit të Ferizajt sot ka bërë rolin e bamirësit. Se bashku me përfaqësuesit e komunës dhe disa OJQ-ve, policia e Ferizajt ka shpërndarë disa pako ushqimore për familjet në nevojë në këtë komunë.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për shpërndarjen e 30 pakove ushqimore me vlerë prej 2500 euro.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot së bashku me përfaqësuseit e komunës së Ferizajt, përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, OJQ-të ‘’ Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt’’ dhe ‘’Flutura Aacademy’’ ka shpërndarë 30 pako ushqimore në vlerë prej 2500 eurove, për 30 familje në nevojë që janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj. Këto pako janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të projketit minimaratona ‘’Vrapojmë me Policinë Tonë” që është mbajtur me datën 13.06.2024 për nderë të ‘’ Dita e Çlirimit të Ferizajt”, është thënë në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, ky aktivitet kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ.

“Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Zëvendësdrejtori Rajonal Majori Qazim Reka i falenderon të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe participuan, duke e blerë nga një fanelë dhe që me këto mjete u siguruan pakot ushqimore për disa familje në nëvojë”, është thënë në njoftim.

Komento: