Policia e konfirmon: Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në aksidentin Prishtinë-Ferizaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia e konfirmon: Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në aksidentin Prishtinë-Ferizaj

12:46 | 04 Tetor 2020

E konfirmon policia, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në aksidentin Prishtinë-Ferizaj.

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje.

Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK”, tha Hoxha për Gazetën Express.

Tutje, Hoxha apeloi te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve, “sepse vetem duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat në trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore”.

Komento: