Policia e Kosovë pranon nga Gjermania pesë furgonë si donacion

12:37 | 22 Maj 2023

Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovë pesë furgonë si donacion.

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës, Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar sot, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së, Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, stafi i lartë menaxhues, si dhe përfaqësues të tjerë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror.

Sveçla dhe Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

Komento: