Policia e Kosovës apelon për kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të shiut dhe borës

23:56 | 07 Janar 2026
Policia e Kosovës apelon për kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të shiut dhe borës

Policia e Kosovës ka bërë një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, pas ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës.

Në komunikatën e tyre të publikuar në rrjetet sociale, Policia thekson se kushtet aktuale – reshjet e shiut, bora dhe ngricat e mundshme – krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor. Autoritetet e rendit nënvizojnë se shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë me gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes mjeteve dhe të ngadalësojnë gjatë lëvizjes në rrugë të lagura ose të mbuluara me borë dhe akull.

Policia gjithashtu këshillon përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjeve të tjera për kushtet e dimrit.

“Siguria juaj është prioritet! Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës,” thuhet në njoftim.

Autoritetet e rendit bëjnë thirrje për përgjegjshmëri nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të garantohet qarkullimi i sigurt në rrugët e Kosovës.

Komento: