Policia e Kosovës bënë thirrje që mërgimtarët të shmangin pikën kufitare në Merdare

21:30 | 31 Korrik 2021

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që mërgimtarët të shmangin pikën kufitare në Merdare

Transporti rrugor, është një ndër format që po shfrytëzohen nga mërgimtarët, për të ardhur në Kosovë.

E kryesisht të njëjtit janë duke shfrytëzuar pikë kalimin kufitar në Merdare.

Kjo po ndikon që të krijohen kolona të gjata të pritjes.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë që për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtarëve, pritjet janë shumë të gjata.

Sipas të dhënave të Policisë, pritjet në hyrje-dalje, aktualisht janë 200 deri në 240 minuta.

Kësisoj Policia e Kosovës, gjatë së shtunës ka kërkuar që nga bashkatdhetarët të shfrytëzohen pika të tjera kufitare.

Nëpër këto pika kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurta, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë maksimalisht deri në 50 minuta.

Njësoj, periudhë e shkurtër e pritjes, është edhe nëpër pikë kalime të tjera.

Komento: