Para pak çashtesh është çaktivizuar eksplozivi në Gazimestan.
Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan. Kurse, ai tashmë është ç’aktivizuar nga njësitet policore të Kosovës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Po, i kemi ç’aktivizuar dhe i kemi larguar nga vendi i ngjarjes’, ka thënë Beka.
Eksplozivi është gjetur skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit.
Më herët Policia e Kosovës ka treguar se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, teksa ka shtuar se informatën për mjet të dyshimtë e kanë marrë rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit. Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit”.
“Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugor në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit në trafik për rrugët alternative. Ndërkohë që po kryhen veprimet e sipërcekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”.