Policia e Kosovës do të ndërtojë stacion policor afër shkollës fillore në Zubin Potok

13:36 | 28 Tetor 2023
policia-e-kosoves-do-te-ndertoje-stacion-policor-afer-shkolles-fillore-ne-zubin-potok

Në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok, të premten kanë filluar punimet për ndërtimin e stacionit policor të Policisë së Kosovës.

Në një intervistë për mediat serbe, Srđan Vuloviq, thotë se të hënën shkolla do të dorëzojë raport në Prokurori dhe do të kërkojë ndërprerjen e punës, transmeton FrontOnline.

“Ata e kanë filluar punën të Premten e Shenjtë, të cilën e festojnë 70 për qind në Zubin Potok, dhe 30 për qind shkojnë në festë, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur të drejtat e tyre me njerëzit tanë, është punësuar avokati Nebojsha Vlajiq, dhe të hënën do të dorëzohet aplikimi për ndërprerjen e punës. Në vitin 2018 me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkollës i është hequr parcela, por askush nga komuna nuk ka marrë asnjëherë vendim për këtë dhe as ka kërkuar ndonjëherë leje ndërtimi për të ndërtuar diçka.

Policia e Kosovës ka thënë se sipas planit, fillimisht në parcelën e përmendur në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq” duhet të vendosen kontejnerë policor.

Për momentin nuk dihet nëse në ato kontejnerë do të vendosen pjesëtarë të rregullt të policisë apo të forcave speciale të Policisë së Kosovës./FrontOnline/

Komento: