Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, realizuan një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.
Përmes një njoftimi nga ana e policisë, theksohet se ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.
“Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim në Kampin Vrella ishin prezentë: drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani”.
“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftmin e PK-së.