Policia e Kosovës i zë dy kamion duke futur domate dhe speca ilegalisht në Kosovë

13:26 | 11 Prill 2021

Policia e Kosovës gjatë një patrullimi ka ndaluar disa kamionë të cilët kanë përdorur rrugët ilegale për të futur mallra në Kosovës.

“Me datë 10.04.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin”, ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi për media.

Po ashtu ka bërë të ditur e pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca.

“Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të mëtejme. Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: