“Policia e Kosovës ka bërë një gabim të tmerrshëm dje gjatë aksionit në veri”

11:10 | 29 May 2019

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh dje në veri të Kosovës, ku ka prangosur disa persona.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u prangosen 19 persona, ekspertët shqiptarë thonë se është bërë një gabim i tmerrshëm, shkruajnë mediat serbe.

Vecernje Novosti shkruan se gjatë aksionin, një nga anëtarët e njësitit të veçantë, ka humbur dokumente konfidenciale ku ishte në detaje plani operacional për këtë aksion dhe ku përfshiheshin emrat dhe mbiemrat e oficerëve policorë bashkë me numrat e telefonit.

Sipas mediave serbe, këto dokumente konfidenciale janë gjetur nga qytetarët në veri dhe kishte plot të dhëna ku përfshiheshin edhe fotografia dhe të dhëna të tjera personale ‘të serbëve që ishin cak i policisë’.

Komento: