Policia e Kosovës ka vite që i kërkon, këta janë personat më të rrezikshëm

22:37 | 21 November 2019

Ka tash e disa vite që kërkohen nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, është në kërkim të 6 personave të cilët po akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga veprat e rënda e deri tek grabitjet.

Lista e kërkimeve për persona të ndryshëm është e gjerë, por sipas faqes zyrtare të Policisë së Kosovës, këta 6 persona po konsiderohen si persona të rrezikshëm, ndonëse ende nuk ka zhvillime për vendodhjen e tyre.

Në mesin e listës së personave të cilët po kërkohen nga autoritetet tona, janë edhe 3 serb, por që ende nuk është e specifikuar se për çfarë veprash po kërkohen këta persona, shkruan IndeksOnline.

Dusan Dragoljub Jovanovic, Ratomir Radun Bozovic, Branislav Rakic, janë 3 emra serbësh të cilët ende figurojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës vite me radhë, por se nuk dihet se çfarë veprash penale kanë kryer këta persona.

Në mesin e kësaj liste, ka edhe kosovarë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989, adresa e banimimit në fshatin Dobratin KK. Podujevë , po kërkohet për veprën penale, grabitje.

Policia i kishte rënë në gjurmë një grupi të cilët dyshoheshin se po vepronin në rajone të ndryshme të vendit, ku cak kishin bankat, pikat e shitjes së naftës, marketet e veturat, për këtë rast u ndaluan dy persona, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, ndërkaq Ridvan Ademi dyshohet se është larguar nga Kosova dhe deri tani nuk ka informacione se ku është vendndodhja e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se emrat e personave që janë duke u kërkuar, janë në faqen e PK-së, duke mos dhënë detaje për numrin në tërësi të personave që po kërkohen.

“Lidhur me kerkesen tuaj ju njoftoj se, ne si Polici e Kosoves i kemi te publikuar ne ëeb faqe disa nga personat ne kerkim, ndërsa për detaje rreth numrit te atyre qe janë ne kërkim me urdhërndalim për vepra te ndryshme mund ti adresoheni organeve te drejtësisë”, tha Hoxha.

Listës së personave të kërkuar të cilët po konsiderohen si të rrezikshëm, i prijnë edhe Petri Salihu dhe Korab Zogjiani, ky i fundit dyshohet për privimin nga jeta të rëndë të Bekim Osmanit në vitin 2006, ku konsiderohet se motivi i kësaj vrasje, ishte hakmarrja.

Lidhur me këtë rast u prangos axha i Korab Zogjianit, Shefki Zogjiani, me veprën shtytje dhe ndihmë në rast për hakmarrje, ai u arrestua me 8 vite heqje lirije, ndërsa që nga 2006, nipi i tij, Korab Zogjiani, vazhdon të mbetet në ikje.

Në mesin e kërkimeve për veprën penale, vepër e rëndë, ani pse jo zyrtarisht, 1 vit e gjysmë pas rastit tëliderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, nga autoritetet kosovare, ka urdhëndalje edhe për për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili dyshohet të ketë gisht në privimin e politikanit serb.

Për rastin e Ivanoviqit, Prokuroria Speciale kishte ndaluar shumë persona të cilët konsideroheshin si persona zyrtarë në veri e për të cilët ishin ngritur dyshime se ishin të implikuar në rastin e Ivanoviqit dhe se i ishin bindur urdhrave të Millan Radojçiqit.

Për Radojçiqin u tha se ai është parë shpesh herë në Kosovë, por që nuk ishte ndaluar nga askush.

Për Radojçiqin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe.

Komento: