Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës

15:56 | 07 Tetor 2025
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës

Ministrja e Drejtësisë e Beligjikës, Annelies Varlinden dhe ajo e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt, pas presidentes Vjosa Osmani, janë pritur në takim edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Gjatë takimit, Hoxha i informoi ato për strukturën e organizative të PK-së, rezultatet e arritura në luftimin e krimit dhe ruajtjen e sigurisë publike si dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar institucioni, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Policisë.

“Po ashtu, gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ndërkombëtar policor si dhe nevoja e konkretizimit të një Marrëveshjeje Mirëkuptimi ndërmjet dy policive në fusha që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit, migrimit të paligjshëm, krimeve kibernetike etj”, thuhet tutje në njoftim.

Takimi thuhet se u përmbyll me zotimin për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellët me interes për agjencitë e sigurisë së të dy vendeve.

Komento: