Policia e Kosovës kthen mbrapa skuadrën serbe

18:22 | 15 December 2018

Listës së skuadrave nga Serbia, të cilat synojnë të zhvillojnë ndeshje në Kosovë i është shtuar edhe një emër i ri.

Zyrtarët dhe volejbollistet e skuadrës “Radan” nga Lebana janë kthyer prapa në pikën kufitare në Mutivodë, njofton B92.net.

Mediumi serb shkruan se ato janë kthyer pasi Policia e Kosovës u ka thënë se nuk kanë leje dhe dokumentacion të duhur për të hyrë në Kosovë.

“Radan” do ta zhvillonte një ndeshje në Graçanicë me skuadrën “Vidovdan”. Të dyja palët janë ankuar për këtë vendim të Policisë së Kosovës.

Vetëm pak ditë më parë e njëjta pati ndodhur edhe me skuadrën e basketbollit Partizan.

Komento: