Policia e Kosovës luan futboll me fëmijet serbë në Banjskë

18:03 | 28 Shtator 2023
policia-e-kosoves-luan-futboll-me-femijet-serbe-ne-banjske

Situata në Banjskë të Zveçanit duket se është më e qetë se e diela e 24 shtatorit.

E pavarësisht detyrave operacionale, policia po gjen kohë edhe për rekreacion.

Një zyrtar i njësisë speciale shihet teksa luan futboll me fëmijët serbë.

Të dielën e 24 shtatorit u krye një sulm terrorist mbi policinë e Kosovës, të cilët kishin shkuar t’i heqin dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Si pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Komento: