
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur të mërkurën në takim takim drejtorin gjeneral të burgjeve, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Holandës Erik de Borst me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua pranim-dorëzimi i një donacioni prej dy automjetesh – kombi nga Ministria e Drejtësisë Holandeze për Policinë Kufitare, donacion ky i dhuruar nëpërmes ndërlidhësit të ambasadës holandeze me seli në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Me datën 15 prill 2026, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit të lartë të PK-së, pritën në takim drejtorin gjeneral të burgjeve, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Holandës Erik de Borst me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua pranim-dorëzimi i një donacioni prej dy automjetesh – kombi nga Ministria e Drejtësisë Holandeze për Policinë Kufitare, donacion ky i dhuruar nëpërmes ndërlidhësit të ambasadës holandeze me seli në Tiranë.
Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, në emër të PK-së, shprehu mirënjohjen e thellë për ofrimin mbështetjes dhe përkrahjen e partnerëve për Policinë e Kosovës, çka pasqyron frymën e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale.