Policia e Kosovës nis procesin e ri të gradimit, 157 vende të lira për gradën Toger

23:55 | 28 Maj 2026
policia-e-kosoves-nis-procesin-e-ri-te-gradimit,-157-vende-te-lira-per-graden-toger

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë Xhelal Sveçla, ka njoftuar hapjen e procesit të gradimit në Policinë e Kosovës për gradën Toger, me gjithsej 157 pozita të lira.

Sipas tij ky proces u dedikohet zyrtarëve policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale, me qëllim avancimin në karrierë dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës.

Të drejtë aplikimi kanë zyrtarët policorë me të paktën dy vite përvojë në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që kanë së paku 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës. Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.

Komento: