Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se njësitet speciale janë sulmuar nga serbët në Zubin-Potok.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe as shkëmbim zjarri.
Njoftimi i plotë:
Informacion zyrtar
Prishtinë, 25 dhjetor 2022
Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se;
Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.