Parandalohet një kontrabandim me mallra në Viti.
Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare në Lindje e parandaluar një kontrabandim me mallra në rrugën nga fshati Kabash në drejtim të fshatit Smirë të Vitisë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se ishte ndaluar shoferi i një veture, i cili edhe u arrestuar më pas.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur këta artikuj:
40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg
15 pako me rripa të brezit
10 pako çanta të kraharorit
3 pako me altoparlantë –bluetooth
1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë
2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.