Policia e Kosovës është duke patrulluar me dron në pjesën veriore të vendit.
Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, përkundër bllokadave që kanë krijuar serbët lokalë, si shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit me targa, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.
Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe.
“Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë në territor ku nuk guxojnë të hyjnë”, ka thënë Musliu për ATV.
Sot është dita e pestë që serbët janë duke bllokuar rrugët në Jarinë dhe Bërnjak.