Policia është shprehur se edhe sot zyrtarët serbë i paraqitën dorëheqjet e tyre.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot zyrtarë serbë që punojnë në pjesën veriore të vendit i kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.
“Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara”.
“Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin e PK-së.