Policia e ‘lëshon dorën’, ja sa gjoba janë shqiptuar për 24 orë!

09:30 | 23 Prill 2019

Ja çka ka ndodhur në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në vend janë shqiptuar 960 gjoba, ndërkaq kanë ndodhur 35 aksidente.

Gjatë ditës së hënë në Kosovë janë shkaktuar 35 aksidente trafiku, ku 11 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar, ndërkaq 24 aksidente pa të lënduar.

Në vend u arrestuan 10 persona, 5 u dërguan në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Policia rrugore ka shqiptuar 960 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Komento: