Policia e Prishtinës ende nuk është formuar, MPB-ja ka këtë arsyetim

23:19 | 23 Korrik 2019

Policia e Prishtinës nuk është forëmuar ende, e MPB-ja ka një arsyetim.

MPB thotë se janë në pritje të Komunës së Prishtinës.

Ka një vit që është miratuar Ligji për Prishtinën.

E sipas këtij dokumenti, parashihet që Komuna e Prishtinës si kryeqytet, të ketë edhe polici të veçantë.

“Policia themelon Drejtorinë e Policisë për Kryeqytetin, organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me Ligjin për Policinë, e cila do të ketë kompetencë vetëm në territorin e Kryeqytetit”.

Për këtë çështje, është pyetur edhe Policia e Kosovës.

Por, të njëjtit nuk kanë kthyer një përgjigje, se a është ndërmarrë ndonjë hap në drejtim të themelimit të Policisë së Kryeqytetit.

E nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se është Komuna e Prishtinës, ajo që duhet të hartojë e miratojë disa akte nënligjore për këtë çështje.

Për këtë arsye këtu thonë se janë në pritje të Komunës.

“Është çështje qe rregullohet me akte nënligjore apo statut te veçantë. Pas kësaj harmonizohet me MPB, por kjo çështje tani varet nga Komuna e Prishtinës, se kur do t’i bëj këta hapa”.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, thonë që kanë filluar bisedimet me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për formimin e kësaj drejtorie të veçantë të policisë.

Nënkryetari, Selim Pacolli, tregon se kur pritet hapat e parë ligjor për këtë.

Pacolli thotë që krijimi i policisë komunale është i nevojshëm për kryeqytetin.

Sipas ligjit, Kryetari i Kryeqytetit ka kompetenca edhe në fushën e sigurisë.

Kështu, në kompetencë të të parit të Prishtinës, është e dhe propozimi i dy emrave për drejtor të policisë së Kryeqytetit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Komento: