Policia e Prokuroria e Shtetit marrin pjesë në konferencën e DEA-s amerikane, premtohet mbështetje e vazhdueshme

18:44 | 26 Shtator 2024
policia-e-prokuroria-e-shtetit-marrin-pjese-ne-konferencen-e-dea-s-amerikane,-premtohet-mbeshtetje-e-vazhdueshme

Drejtori i drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe prokurori i shtetit nga 24 shtatori deri më 26 të këtij muaji kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën Kundër Drogave IDEC, e cila është organizuar nga Misioni i Administratës së Zbatimit të Drogës – DEA amerikane.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në këtë konferencë janë adresuar shumë çështje të rëndësishme të sfidave globale që lidhen me trafikimin me lëndë narkotike dhe krimin e organizuar.

“Delegacionit ynë (nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit), pati takim me administratoren e DEA-së, zonjën Anne Milgram, e cila vlerësoi bashkëpunimin dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar e në veçanti trafikimin me lëndë narkotike dhe premtoi mbështetjen të vazhdueshme, për institucionet e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: