Policia e ruajti një flamur që u bë problem i madh

11:28 | 17 August 2019

Policia e Kosovës gjatë gjithë natën qëndroi zgjuar, e ruajtën një flamur që u bë problem i madh.

Një flamur u bë problem i madh në Novobërdë. U desh edhe ndërhyrja e policisë. Gjatëe gjthë natës ata ruajtën kalanë e Artanës.

Krejt kjo pasi flamuri gjigant i Kosovës i vendosur në Kalanë e Artanës u bë temë diskutimi gjatë ditës së djeshme.

Fillimisht, u raportua se i njëjti ishte hequr nga banorët serbë të asaj pjese, pas reagimit të madh të mediave në Beograd

Më vonë u raportua, se i njëjti është vendosur përsëri, dhe se në këtë Kala po e ruajnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë çështje për lajmi.net ka folur zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës në bazë të planeve të veta të punës, viziton shumë objekte, kulturore e fetare.

Mohon të ketë arsye të ruhet kalaja e Novobërdes.

“Policia e Kosovës në bazë të planeve të veta dhe angazhimeve, e viziton edhe kalanë edhe të gjitha objektet tjera, kulturore dhe fetare. Kjo nuk do të thotë se ka ndonjë arsye për të ruajtur kalanë, sepse kjo nuk qëndron realisht”, ka thënë ai.

Ndërkaq, lajmi.net mëson se kryetari serb i Novobërdës gjatë ditës së djeshme kishte bërë propagandë me deklaratën e tij se flamuri i Kosovës është hequr nga hyrja e kësaj kalaje.

Sipas qytetarëve, flamuri nuk është hequr në asnjë moment, dhe Kalaja në fjalë e ka sigurimin e vet.

Komento: