Policia ende në kërkim të grabitësit Riad Sopjani, kërkon ndihmën e qytetarëve

18:01 | 20 Dhjetor 2020

Pas rasteve të fundit të grabitjeve në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Si rezultat i punës së policisë është identifikuar Riad Sopjani, 19 vjeç, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në grabitjet e fundit në Prishtinë.

Deri më tani edhe pse është publikuar identiteti i tij, Policia e Kosovës nuk ka rënë në gjurmët e tij dhe për këtë po kërkon nga qytetarët e Kosovës, që në rast se kanë informata për këtë person të njoftojnë policinë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.

Komento: