Policia flet për rastin e të riut që shkroi Duda Balje: I pari e sulmoi rojen e sigurimit, e ai iu kundërpërgjigj

15:31 | 29 Shtator 2024
policia-flet-per-rastin-e-te-riut-qe-shkroi-duda-balje:-i-pari-e-sulmoi-rojen-e-sigurimit,-e-ai-iu-kunderpergjigj

Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

 

Komento: