Policia gjen armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

09:35 | 30 Mars 2026
policia-gjen-arme-e-uniforma-ne-nje-shtepi-te-pabanuar-ne-zubin-potok

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në fshatin Prelez të Zubin Potokut kanë gjetur një armë, dy uniforma e dokumente.

Sipas Policisë, ato u gjetën në një shtëpi të pabanuar dhe rasti u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.

“Fsh. Prelez, Zubin Potok / 29.03.2026-15:50. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar : një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-së-47, tri gëzhoja dhe disa dokumente tjera. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, njofton Polici. /BetimipërDrejtësi

Komento: