Policia gjen veturën e vjedhur në Pejë: Në të ishin edhe tri…! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia gjen veturën e vjedhur në Pejë: Në të ishin edhe tri…!

17:45 | 12 Dhjetor 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur veturën e vjedhur në Pejë në mëngjesin e sotëm.

Me anë të një komunikate për media, Policia ka njoftuar se me datë 12.12.2020, nё stacionin Policor nё Pejё, viktima ka informuar se rreth orёs 04:00, persona tё dyshuar nё fshatin Ramun-Pejё, i kanё vjedhur automjetin (kombi bus) tё tipit Renault me targa vendore tё cilin deklaron se e ka pasur tё parkuar ne oborrin e tij.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga ku ёshtё kuptuar se personi apo personat e dyshuar me automjetin e vjedhur kanё vjedhur edhe tri (3) bagёti (lopё) tek fqinji i pronarit tё automjetit, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në komunikatë.

Pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe njё bashkёpunimi me qytetarёt, Policia ka gjetur automjetin e braktisur nё njё fushё afёr tregut tё bagёtive nё fshatin Zahaq-Pejё.

Automjeti i gjetur pas ekzaminimeve tё nevojshme iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Gjatё ekzaminimeve Njësitet Policore kanё vërejtur se tё dyshuarit kanё pёrdour automjetin e vjedhur pёr bartjen e bagёtive tё vjedhura.

Më poshtë fotografitë e veturës së vjedhur.

Komento: