Policia gjobit 657 përsona për mosrespektim masash anti-COVID

10:04 | 29 September 2021

657 gjoba për mosrespektim masash anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 657 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Ndërsa, 1074 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelje të rregullave të trafikut, thuhet në njoftimin 24 orësh t] Policisë.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, si dhe janë arrestuar 13 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Komento: