Policia has në katër jordanezë që dyshohet se u mashtruan nga një person, kishin mbetur afër kufirit me Shqipërinë

10:08 | 13 November 2024
policia-has-ne-kater-jordaneze-qe-dyshohet-se-u-mashtruan-nga-nje-person,-kishin-mbetur-afer-kufirit-me-shqiperine

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në katër jordanezë që dyshohet se janë mashtruar nga një person.

Ata janë hasur afër pikës Kufitare Kosovë-Shqipëri.

“Afër Pikës Kufitare Kosovë-Shqipëri,12.11.2024-00:30. Raportohet se nga njësiti policor janë hasur katër persona shtetas të Jordanit te cilët janë mashtruar nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Komento: