Policia i kap 24 emigrantë nga Siria të fshehur në një kamion në Drenas

11:00 | 18 Shtator 2020

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pas mesnatës katër të dyshuar, dy shqiptar dhe dy arab.

Të njëjtëve në rimorkion e kamionetës së tyre iu janë gjetur 24 persona nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Ata kishin pasur qëllim që të dalin në shtetet e Bashkimit Evropian.

Të dyshuarit me udhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj dy SH/Shqiptar dhe dy Arab/Irak, pasi që në rimorkion e kamionetës së tyre janë takuar -gjetur, njëzetë e katër (24) persona shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë me qëllim të dalin në shtetet e BE-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: