Policia i zë në flagrancë dy persona në Prizren duke blerë dhe shitur drogë

09:26 | 12 Gusht 2023
policia-i-ze-ne-flagrance-dy-persona-ne-prizren-duke-blere-dhe-shitur-droge

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë duke bërë shitë-blerjen e substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”.

Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë”, njofton Policia.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: