Policia jep detaj rreth grabitjes në një kazino, në Prishtinë

09:44 | 17 Janar 2019

Rastet e grabitjeve janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një e tillë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 të mbrëmjes në Prishtinë.

Grabitja në fjalë ka ndodhur në një lokal kazinoje në rrugën B, në kryqytet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 23:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të ndodhur në një lokal kazinoje në rrugën B në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet se dy persona të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë”, ka thënë Borovci.

Policia tashmë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast, si dhe për të identifikuar personat e implikuar.

Komento: