Dymbëdhjetë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, detaje nga Policia.
Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në afërsi të Komoranit, shkruan Gazeta Express.
Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se ende nuk dihet saktë për numrin e personave të lënduar.
Sipas Policisë bëhet fjalë për tri aksidente të ndara ku janë të përfshira gjithsej dymbëdhjetë vetura.
“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas”, ka thënë Krasniqi.