Policia jep detaje lidhur me të shtënat me armë në Fushë Kosovë

22:16 | 04 Tetor 2022

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se si pasojë e këtyre të shtënave nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.

Komento: