Policia jep detaje nga protesta e djeshme në Kamenicë

12:56 | 24 Maj 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person gjatë përplasjes në Kamenicë, lidhur me reformat arsimore që po bëhen në këtë Komunë.

Siç bën të ditur policia, banorët e fshatit Shipashnicë të Kamenicës kanë bllokuar hyrjen e shkollës dhe kanë gjuajtur me vezë e gjësende në drejtim të zyrtarëve komunale, pastaj, është intervenuar nga policia dhe është arrestuar një person.

“Është raportuar se disa banorë të një fshati kanë bllokuar hyrjen e shkollës si dhe kanë gjuajtur me vezë dhe gjësende në drejtim të zyrtarëve Komunal dhe për këtë është intervenuar nga zyrtarët e rendit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Komento: