
Policia e ka konfirmuar se një grua është goditur nga një automjet në Fushë-Kosovë, rreth orës 22:00, të shtunën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka theksuar se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë Ahmeti.