Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e një veture luksoze që ndodhi dje tek rruga “B” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, dje rreth orës 16:00 në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një automjet, pronë e viktimës mashkull kosovar.
“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin”, shkruan në raportin e policisë.
Nuk raportohet për të lënduar nga rasti, përveç dëmeve materiale.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.