Banka “ProCredit” është grabitur sonte nën kërcënimin e armëve.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e armatosur që ka ndodhur sot në mbrëmje në ProCredit Bank në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për lajmi.net ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur rreth orës 20:00.
Grabitja ka ndodhur gjatë kohës që punëtorët kanë qenë duke i deponuar paratë në filialen e ProCredit.
“Rreth orës 20:00 në rrugën “Bill Clinton”, derisa punëtorët kanë qenë duke deponuar paratë në filialen e një banke, të njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur”, ka thënë ajo.
Ahmeti po ashtu ka thënë se Policia ka nisur hetimin e rastit dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.